Qytetari në Sarandë hidhet në det për t’i shpëtuar policisë, arrestohet nga kufitarët me skaf - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetari në Sarandë hidhet në det për t’i shpëtuar policisë, arrestohet nga kufitarët me skaf

    Insajderi
    12 July 2025 - 09:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Butrinti” në Sarandë, ku një ndjekje policore përfundoi në ujërat e detit Jon.

    Një automjet luksoz është ndaluar nga forcat e policisë, ndërsa tre persona ndodheshin në të.

    Në momentin e ndalimit, njëri prej pasagjerëve ka zbritur me vrap dhe është hedhur në det për t’i shpëtuar ndjekjes. Ai mbante me vete një çantë në krah, duke ngritur dyshime për mbajtje të sendeve të paligjshme, të cilat mendohet se mund t’i ketë hedhur në ujë gjatë arratisjes.

    Dy personat e tjerë janë ndaluar menjëherë nga forcat “Shqiponja” dhe janë shoqëruar për në komisariat. Ndërkohë, dhjetëra forca policore janë vendosur përgjatë shëtitores, duke ndjekur me sy notuesin që përpiqej të largohej.

    Pak minuta më vonë, ka mbërritur në vendngjarje skafi i policisë kufitare, i cili ka bërë të mundur kapjen e të dyshuarit në det. Ai është nxjerrë në shëtitoren e qytetit dhe po shoqërohet drejt furgonit të forcave “Shqiponja”.

    Pritet një reagim zyrtar nga policia për të hedhur më shumë dritë mbi motivet e ndjekjes dhe përmbajtjen e çantës që mbante personi i arrestuar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark