Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 20:40 një qytetar ka gjetur një kulet me dokumente dhe para, gjithsej 850 (tetëqind e pesëdhjetë) euro, të cilën pastaj e ka dërguar në polici.
Siç njofton policia qytetari është menaxher i autolarjes vete shërbyese “Eco Wash” në Prizren.
“Në bazë të dokumenteve është identifikuar qytetari që i ka humbur parat dhe është ftuar në stacion, pas përfundimit të procedurave administrative të njëjti i janë kthyer parat”, thuhet në njoftim.
Policia falënderon qytetarin në fjalë, ku ky rast nuk është rasti i vetëm që qytetarët kthejnë gjësendet e gjetura.