Prokuroria kërkon paraburgim për policin që dyshohet se rrahu qytetarin pasi ai ia hodhi gjobën në tokë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria kërkon paraburgim për policin që dyshohet se rrahu qytetarin pasi ai ia hodhi gjobën në tokë

    Insajderi
    17 June 2025 - 12:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Prizren ka paraqitur kërkesë për paraburgim ndaj një zyrtari policor të identifikuar si R.P., i cili dyshohet për keqtrajtim fizik ndaj një qytetari gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

    Ngjarja ka ndodhur më 14 qershor në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren.

    Sipas hetimeve, R.P. dhe kolegu i tij N.B. i kishin shqiptuar gjobë qytetarit S.F. për parkim të palejuar. Ky i fundit reagoi duke hedhur gjobën në tokë dhe refuzoi të japë dokumentet e identifikimit, çka çoi në përpjekje për arrestim.

    Gjatë rezistencës, policët e rrëzuan qytetarin, dhe në atë moment, R.P. dyshohet se e ka goditur disa herë në kokë, përkatësisht pranë syrit dhe veshit, duke i shkaktuar lëndime trupore.

    Sipas Prokurorisë, veprimet e R.P. përbëjnë vepra penale, ndërsa një ditë më parë Inspektorati Policor njoftoi se ai është suspenduar nga detyra, shkruan Dukagjini.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark