Një qytetar i nacionalitetit serb në Kosovë është ankuar në polici për vjedhjen e traktorit të tij, të dielën, njofton Policia e Kosovës.
Ekzekutuesit e kësaj vepre kriminale nuk janë identifikuar ende nga policia.
“Ankuesi mashkull K-Serb ka raportuar se gjatë natës, nga person/a të panjohur i është vjedhur traktori i tij”, ka njoftuar policia.
Siç njofton Policia e Kosovës, rasti është duke u hetuar. /Insajderi.com