
Një person rreth moshës 30 vjeçare ka humbur jetën në Prishtinë për shkak se është zënë nga lisi. Ndërsa pacientja që po trajtohet në QKUK është në gjendjë të rëndë shëndetësore. Gazeta Insajderi ka mësuar se e njëjta ka marrur lëndime duke thyer unazat e qafës, shpinës dhe eshtrat.
Gjendja e të lënduarës rreth 30 vjeçare raportohet të jetë stabile edhe pse me lëndime të medha.
Këtë për Gazetën Insajderi, e ka konfirmuar Sami Bajqinca – mjek në QKUK, i cili ka treguar me detajisht për gjendjen e saj duke thënë se pacientja rrezikon të paralziohet për shkak të këtyre lëndimeve.
“Ka lëndime serioze, ka marrur lëndime në palcën kurrizore, ka të thyera unazat e shpines, qafës, eshtra. Gjendja stabile, por pasojat mund të ndjehen më vonë sepse ka rrezik që të mbetet e paralizuar”, tha ai për Insajderin.