Qytetet gjermane nën errësirë për të kursyer energji – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Qytetet gjermane nën errësirë për të kursyer energji

    Insajderi
    23 July 2022 - 10:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Netët e verës në qytetin e pasur bavarez të Augsburgut këtë vit janë nën errësirë dhe të qeta.

    Fasadat e ndërtesave historike nuk janë të ndriçuara, dritat e rrugëve janë ato që vende-vende bëjnë dritë teksa edhe shumica e shatërvanëve nuk funksionojnë.

    Augsburgu është ndër qytetet e Gjermanisë që ka zbatuar një sërë masash për kursimin e energjisë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë i cili solli si pasojë rritje të çmimeve të energjisë dhe mungesë të gazit.

    Rreth gjysma e familjeve gjermane përdorin gazin për ngrohjen e tyre dhe rreth 13% e energjisë elektrike rrjedh nga karburantet fosile.

    Në të gjithë Evropën, vendet po kërkojnë mënyra për të ulur konsumin e energjisë. Faturat disa fish më të shtrenjta dhe rritja e kostos së jetesës ka prekur qindra konsumatorë. Prej disa kohësh, Gjermania si ekonomia më e madhe e Unionit po udhëheq disa fushata mbarëkombëtare për kursimin e energjisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark