“Deutsche Bank” ka lëshuar javën e kaluar raportin vjetor të „Mapping the world’s prices“, të shpenzimeve për mallra dhe shërbime në qytetet më të mëdha dhe më të fuqishme në…
“Deutsche Bank” ka lëshuar javën e kaluar raportin vjetor të „Mapping the world’s prices“, të shpenzimeve për mallra dhe shërbime në qytetet më të mëdha dhe më të fuqishme në botë.
Në këtë shembull janë marrë të gjitha shpenzimet, nga një paketë me koston mesatare për të marrë me qera dy dhoma gjumi të një apartamenti.
Përveç kësaj, banka ka analizuar pagat mesatare (tatimin), e cila është një tregues i rëndësishëm për mirëqenien.
Qytetet më të mira të hemisferës veriore, apo ekonomitë e zhvilluara perëndimore, por edhe qytete në Australi dhe Zelandën e Re mund të mburren me një renditje të mirë.
Nuk është e habitshme se pagat janë më të larta në qytetet me kostot e larta të jetesës, të tilla si në qendrat financiare në Londër, Nju-Jork dhe Frankfurt, shkruan albinfo.ch.
- Edinburg, Britani e Madhe, paga mesatare neto: 2.293 dollarë
- Ottawa, Kanada – 2,446 dollarë
- Amsterdam, Holandë – 2.493 dollarë
- Toronto, Kanada – 2,560 dollarë
- Paris, Francë – 2.583 dollarë
- Dublin, Irlandë – 2.603 dollarë
- Helsinki, Finlandë – 2,620 dollarë
- Stockholm, Suedi – 2.622 dollarë
- Frankfurt, Gjermani – 2.626 dollarë
- Hong-Kong – 2,715 dollarë
- Oukland, Zelanda e Re – 2.762 dollarë
- Londra, Britani e Madhe – 2.776 dollarë
- Tokio, Japonia – 2.897 dollarë
- Veligton, Zelanda e Re – 2.941 dollarë
- Copenhagen, Denimarka – 2.958 dollarë
- Singapore – 3077 dollarë
- Oslo, Norvegji – 3154 dollarë
- Melburn, Australi – 3.344 dollarë
- Sidnej, Australia – 3451 dollarë
- Çikago, SHBA – 3.622 dollarë
- New York, SHBA – 4304 dollarë
- Boston, SHBA – 4,322 dollarë
- San Francisco, SHBA – 4817 dollarë
- Cyrih, Zvicra – 5876 dollarë