Qendra e qytetit Dera, i cili ndodhet në jug të Sirisë dhe që është kthyer në një gërmadhë për shkak të bombardimeve intensive të regjimit të Asadit, është filmuar nga ajri nga ekipi i Anadolu Agency.
Filmimet nga ajri me anë të një droni ka nxjerrë në pah rrënimin në jug të qytetit dhe rrugën që mban emrin Jordani.
Shtëpitë, godinat qeveritare, shkollat dhe furrat e shembura krejtësisht, tregojnë përmasat e bombardimeve të regjimit të Asadit.
Në pamje duken qartë rrugët me tym dhe pluhur të shkaktuara nga godinat e prishura për rreth, një makineri pastrimi dhe një motoçikletë që kalon në mesin e gërmadhave.
Në pamjet e një “qyteti fantazmë” tabela “Velid Kafe dhe Market” e ndodhur poshtë një godine 3 katëshe të prishur është një tjetër detaj që bie në sy.
Forcat e regjimit të Asadit, me qëllim marrjen nën kontroll të qytetit, kanë zhvilluar sulme dhe bombardime intensive prej 3 muajsh.
Sipas informacioneve që AA ka marrë nga parlamenti vendor, thuhet se 70 për qind e këtij qyteti është kthyer në gërmadhë.
Civilët janë detyruar të shkojnë drejt rajoneve për rreth, të cilat ndodhen nën kontrollin e forcave opozitare.
[arve url=”http://aa.com.tr/uploads/VideoGallery/2017/04/24/72985516cd1a99404b84ce10e481b564.mp4″ /]