“Qyteti Studenti” në Tiranë do rinovohet me 4 milionë eurot e kancelares Merkel – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Qyteti Studenti” në Tiranë do rinovohet me 4 milionë eurot e kancelares Merkel

    Insajderi
    15 April 2017 - 15:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Transmetuesi publik gjerman ARD ka shkruar për “Qytetin Studenti” të Tiranës, duke publikuat edhe fotografi për gjendjen e mjerueshme të tij.

    “Të studiosh në Shqipëri: Banimi në ndërtesat parafabrikat për 32 euro”,  titullohet teksti, në të cilin shkruan se në këtë objekte rrinë studentë nga shtetet ku jetojnë shqiptarët: Maqedonia, Mali i Zi, Kosova dhe nga vetë Shqipëria.

    Këto ndërtesat janë të vjetra, kanë lagështi, nuk kanë izolim. Ndërkohë që jeta private është një fjalë e panjohur për këto dhoma me nga tre shtretër, transmeton albinfo.ch.

    Por tash pritet që gjithçka të ndryshojnë pasi që shtëpitë e studentëve do të rinovohen nga institucioni kreditor gjerman për rindërtim financon rinovimin dhe izolimin e ndërtesave.

    Do të vendosen dyer dhe dritare të reja, kulmet dhe izolimet do të bëhen të reja. Kjo bëhet e mundur nga një ndihmë e menjëhershme prej 4 milionë eurosh për të cilën qe zotuar kancelaria gjermane Angela Merkel me rastin e vizitës në Shqipëri në vitin 2015, thuhej në shkrimin e ARD-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark