×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Qyteza e pasur me njerëz të varfër

    Insajderi
    18 October 2020 - 11:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qyteti i Ballshit u ndërtua në funksion të Uzinës së Përpunimit të Thelluar të Naftës. Punimet për këtë uzinë nisën në vitin 1971 dhe u deshën plot 7 vite për t’i përfunduar dhe për të nisur puna për përpunimin e naftës.

    “Rreth 800 punonjës të kësaj uzine, nuk kanë marrë pagat e gati dy vite e gjysmë”.

    Naftëtarët prej muajsh zhvillojnë protesta, ndërkohë që prej 3 javësh ata kanë hyrë edhe në grevë urie. Për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore, burrat u zëvendësuan nga gratë, të cilat vijojnë protestën e urisë prej 4 ditësh. Pagesat e prapambetura janë kërkesa e tyre kryesore.

    Punonjësit e naftës tregojnë se janë të mbytur në borxhe.

    “Jetesa e kësaj qyteze është totalisht e varur nga kjo rafineri, pasi çdo familje ka minimalisht një të punësuar në sektorin e përpunimit të naftës”.

    Punonjës të uzinës nuk përgjigjen dot për mbajtjen e fëmijëve të tyre dhe jo më të prindërve të moshuar. Edhe pse një tokë e pasur naftë, banorët janë në kushte të një varfërie ekstreme.

    Me privatizimin e ri të uzinës së përpunimit të naftës në 2016, Kryeministri Rama dhe ish-Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri thanë se iu dha fund problemit të naftëtarëve.

    Pas 4 vitesh, kjo uzinë, jo që nuk u stabilizua, por borxhet që la ARMO, u shtuan edhe më shumë. Ndërhyrja e shtetit është e pamundur pasi janë kompani private, tha Kryeministri pak ditë më parë.

    Por naftëtarët akuzojnë qeverinë si përgjegjëse, pasi mbylli sytë ndërsa kompani fantazmë, privatizim pas privatizimi rritën borxhet për detyrimet e papaguara dhe shteti nuk ndërhyri. Pavarësisht bllokimit të punës në rafineri prej një viti pasi kompania nuk ka buxhet për të blerë naftë bruto të Bankes Petroleum, sektori i nxjerrjes së naftës në Shqipëri vijon me sukses.

    Vendi ynë vlerësohet si një nga vendet më të pasura të Evropës në rezervat hidrokarbure me një rezervë deri në 220 milionë fuçi dhe 5.7 miliardë metra kub gaz natyror. Zona e naftës Patos-Marinëz-Kolonjë njihet si fusha më e madhe naftëmbajtëse në Evropën kontinentale.

    Sipas të dhënave zyrtare, Bankers Petroleum, prodhuesit më të madh të naftës në vend, i cili në mesin e vitit 2016 u ble plotësisht nga kompania Geo Jade e Kinës, për vitin 2018 Shqipëria prodhoi 910 mijë tonë naftë bruto.

    Pjesa më e madhe e naftës që nxirret në vend eksportohet e papërpunuar, duke i ulur kështu vlerën arit të zi dhe përfitimi i shteti është vetëm renta, taksa e eksportit.

    Asnjë kompani aktualisht nuk paguan normën e tatimit mbi fitimin, pasi sipas kontratave, koncesionarët fillojnë të paguajnë tatimin mbi fitimin, pasi të kenë përmbushur kostot e investimeve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark