Rrjetet sociale të kompanisë ‘Meta’ (Facebook, Instagram dhe Threads) ranë nga sistemi përgjatë ditës së martë.
Përdoruesit e rrjeteve sociale ankoheshin se nuk po mund të hyjnë në llogaritë e tyre, problem ky që zgjati më shumë se një orë, shkruan Gazeta Insajderi.
Për këtë, Facebook ka bërë një postim në llogarinë zyrtare të tyre, duke u kërkuar falje përdoruesve.
Aty s’është dhënë kurrfarë sqarimi se pse ka ndodhur një gjë e tillë.
“U kthyem. Ju kërkojmë shumë falje atyre që s’arriten të futeshin në Facebook sot gjatë ditës”, thuhet në postimin e tyre. /Insajderi.org/