Rabit Sadiku, 15-vjeçari nga Vitia që po shkëlqen me performancën e tij tek ekipi francez - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Rabit Sadiku, 15-vjeçari nga Vitia që po shkëlqen me performancën e tij tek ekipi francez

    Insajderi
    22 May 2025 - 15:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rabit Sadiku, futbollisti 15-vjeçari, nga fshati Skifteraj i Vitisë ka filluar rrugëtimin e tij në futboll që nga viti 2019. Për shkak të një lëndimi ai ka pauzuar për dy vite, por tashmë është rikthyer më fuqishëm se kurrë.

    Pozita e tij është në krahët e mbrojtjës, i cili luan në pozitën e “2”-shit dhe “3”-shit. Specialitet i ka gjuajtjet e lira, ku nuk heziton t’i marrë si përgjegjësi në momentet kyçe të ndeshjes.

    Sadiku po shkëlqen tek të rinjtë e klubit FC Mulhouse të Francës, synimi i të cilit është maja e futbollit francez.

    Gjithsesi, 15-vjeçari nga Skifteraj e Vitisë aktivitetin e tij profesional e ushtron edhe në vendlindje. Ai përgjatë pushimeve ushtron në shkollën e futbollit “Dardania”, nën drejtimin e trajnerit të mirënjohur Sadat Sejdiu.

    Talenti nga Vitia është shfaqur i rrezikshëm nga ndërprerjet, gjë e cila dëshmohet edhe nga pamjet e mëposhtme:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark