“Race for the Cure Prishtina 2024” Nesër fillon fushata vetëdijësuese për kancerin e gjirit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Race for the Cure Prishtina 2024” Nesër fillon fushata vetëdijësuese për kancerin e gjirit

    Insajderi
    22 September 2024 - 22:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se nesër nga ora 11:00 do të fillojë qarkullimi i autobusit të brenduar me logon “Race for the Cure Prishtina 2024”.

    Kjo si pjesë e fushatës vetëdijësuese për kancerin e gjirit “Race for the Cure Prishtina 2024”.

    Ai ka kërkuar nga gratë që ta bëjnë mamografinë, sepse siç thotë Rama zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit shpëton jetë.

    “Nesër, në ora 11:00, do të fillojë qarkullimi i autobusit të brenduar me logon “Race for the Cure Prishtina 2024”. Drejtoria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Trafikun Urban dhe me mbështetjen e UNFPA, do të lëshojë në qarkullim këtë autobus të linjës 4, si pjesë e fushatës vetëdijësuese për kancerin e gjirit “Race for the Cure Prishtina 2024”. Fushata e vitit të kaluar ka pasur një ndikim të madh në rritjen e numrit të mamografive të realizuara në kryeqytet. Në gusht të vitit 2023 janë realizuar 80 mamografi, ndërsa në tetor numri ka arritur në 887, një rritje prej 1000%.”

    “Fushata “Race for the Cure Prishtina 2024” do të përfshijë një sërë aktivitetesh, ndër të cilat më 6 tetor në Prishtinë do të organizohet ecja dhe vrapimi në mbështetje të grave që kanë kaluar përmes kësaj sëmundjeje. Të nderuara nëna, motra, gra, shoqe e shokë (sepse edhe meshkujt preken nga ky kancer), bëjeni mamografinë, sepse, zbulimi i hershëm SHPËTON JETË”, ka shkruar Rama në Facebook, të dielën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark