Dragan Kostiç është radio udhëheqës dhe gazetar i muzikës i cili ka kaluar më shumë se 15 mijë orë para mikrofonit në Radion e Maqedonisë.
Emisioni i tij “Disko selektor” i cili emetohej në radio 40 vite është emisioni më i vjetër muzikor në Evropë ndërsa emisioni “Harro nëse mundesh” e shënoi edicionin e tij të 4.461.
Në një bisedë për Anadolu Agency me rastin e Ditës Botërore të Radios 13 shkurti, Kostiç flet për radion si një media e gjerë e përfaqësuar në opinion, rolin e tij në shoqëri si dhe karrierën e tij.
“Dashuria nuk lind për një natë, duhet të piqet, të rritet dhe atëherë paraqet kulmin e një përcaktimi profesional”, ka thënë se Kostiç.
Në kohë të tjera, kur radioja ishte magji e vendosur në një kuti ndija kënaqësi që t’i dëgjoj zërat e njerëzve të cilët nga ajo anë flisnin dhe më tërhiqte se si mënyra e zërit arrin te unë, si fëmijë. Më vonë kur piqesh, koha e tinejxherit të sjell interesa të tjera, kur muzika bëhet pjesë e përditshmërisë time, kur dëgjoja Radio Luksemburgun si një hapësirë e tingullit i cili është i kapshëm në mënyra tjera më bëri që edhe unë të provoj”, është shprehur Kostiç.
Ndërsa Kostiç për radion sot thotë se njerëzit nuk e dëgjojn radio, ajo nuk është qëllimi, qëllimi është nëse radioja ka më shumë emisione interesante, ti i dëgjon për shkak të emisioneve, e jo për shkak të muzikës të cilën sot mund ta zgjedhësh në cilën do mënyrë dhe mund të bësh zgjedhje më të mirë se sa atë që dikush mund ta bëjë për ty”, thekson Kostiç.
Sipas tij, edhe pse në opinion gjithnjë e më shumë ekziston perceptimi se radioja po venitet, megjithatë, radioja nuk mund të zhduket nga përditshmëria e njerëzve. Ai është i bindur se duhet të përshtatet në kohët e reja, në çdo kuptim.
“Radioja nuk mund të vdes, nuk mund as televizioni. Por ndërrohen, përshtaten në kohët e reja, në sisteme të reja të informacionit, në një lloj të ri të komunikimit me opinionin. Çdo gjeneratë e re përshtatet në shembujt e vet të bashkëkohores, por radioja klasike sipas gjitha gjasave vështirë se mund të zhduket nga përditshmëria jonë” ka thënë Kostiç.
Me rastin e Ditës Botërore të Radios, Dragan B. Kostiç, porosit se njerëzit të dëgjojnë radio, sepse radioja edukon dhe argëton dhe është media me plot sharm.
“Dëgjoni radion, unë po përpiqem që të kthej radion në çdo shtëpi. Kjo është motoja ime në Kavervil. Radioja do t’u mësojë shumë gjëra. Dëgjoni Kavervilin si emision për të cilin them se nëse ishte përgatitur nga ndokush tjetër unë do ta dëgjoja me kënaqësi”, ka thënë Kostiç.