×
  • Lajme
  • Insajderi

    Radojçiqi kalon lirshëm kufirin me Serbinë, Policia arreston disa dele në kufi me Maqedoninë e Veriut

    Insajderi
    07 July 2022 - 10:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia kufitare e Kosovës në një aksion të zhvilluar kundër kontrabandës, ka parandaluar dy raste tentativës për kontrabandë me kafshë, në komunën e Vitisë.

    Në rastin e parë, është ndaluar një veturë me 57 krerë dele për të cilat nuk posedonte kurrfarë dokumenti përkatës. Ndërsa, në rastin e dytë në rrugën Viti-Pozhoran, komuna e Vitisë, është ndaluar vetura me 6 krerë gjedhe, pa dokumentacion.

    Kafshët dyshohet të jenë futur në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve ilegale nga Republika e Maqedonisë se Veriut.

    Por edhe pse kafshët u ndaluan në kufi nga policia, kjo nuk ndodhi me nënkryetarin i Listës Serbe, Millan Radojqiq dhe të kërkuarin nga Prokuroria e Kosovës. Ai u lajmërua nga Veriu përmes një video.

    I kërkuar nga Prokuroria kosovare për së paku një rast, rastin “Brezovica”, Millan Radojqiq muaj më parë i shpëtoi arrestimit në kufi. Ai është po ashtu në Listën e Zezë të ShBA-ve. Asnjëri nga ky fakt nuk e ka penguar që të tallet me Prokurorinë e Policinë e Kosovës.

    Lidhur me këtë prokurori i rastit, Rasim Maloku ka thënë për Insajderin se fletarresti ndaj Milan Radoiçiq ëshë ende aktiv dhe se në memonetin që ai do të haset nga Policia e Kosovës do të arrestohet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark