Karaxhiç u akuzua për dy akuza për genocid, pesë akuza për krime kundër njerëzimit dhe katër akuza për shkelje të ligjeve të luftës në kapacitetin e tij si President i Republikës Serbe nga 1992 deri 1996, njofton CNN.
Karaxhiç është akuzuar nga gjykata në vitin 1995, por u kap vetëm 13 vjet më vonë në Beograd, ku ai jetonte i maskuar.
Autoritetet serbe ia dorëzuan atë hetuesve ndërkombëtar për gjykim, i cili filloi në vitin 2009. /Insajderi.com