Kandidatja për deputete, Jeta Rafuna, ka njoftuar se bashkë me kolegët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, vizituan banorët e fshatrave Llukar, Makovc, Grashticë dhe Siqevë.
Ata kanë prezantuar projektin “Rruga e Re” për zhvillimin e vendit dhe ndryshimin e nevojshëm.
Rafuna theksoi se janë të gjithë të bashkuar për fitoren e 9 shkurtit dhe për t’i kthyer shpresën vendit.
“Jemi të gjithë bashkë për fitoren e 9-të shkurtit, e vendit të ia kthejmë shpresën me Kryeministrin Prof. Dr. Lumir Abdixhiku”