Kandidatja për deputet nga radhët e LDK-së, Jeta Rafuna, ka shkruar për takimi në degën e II, në “Gjergj Fishta”, shkollën ku ajo dhe kryeministri në ardhje, Dr. Lumir Abdixhiku, morën hapat e parë të dijes.
Ajo ka ndarë me ndjekësit kujtimet e saj më të bukura nga kjo shkollë, duke theksuar se ato kujtime dhe eksperienca të mëparshme e frymëzojnë për të vazhduar me angazhim dhe pasion në shërbim të komunitetit.
“Në këtë shkollë kam shume kujtime të bukura, e një nga to është edhe shiriti i zi në karate, e shumë kujtime të tjera të cilat sot më shumë se asnjëherë më parë më inspirojnë për të vazhduar e punuar fuqishëm e me kokën lartë për këtë pjesë të zemrës sime”, shkroi ajo.
Rafuna gjithashtu ka falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe entuziazmin e treguar, duke theksuar se ky është një hap i rëndësishëm për fitoren dhe ndryshimin që ata kërkojnë.