Rafuna e LDK-së: Kryeqyteti dhe projektet për të, do të jenë fokusi im primar si deputete – Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Rafuna e LDK-së: Kryeqyteti dhe projektet për të, do të jenë fokusi im primar si deputete

    Insajderi
    14 January 2025 - 16:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Jeta Rafuna, ka prezantuar një plan ambicioz për zhvillimin e kryeqytetit, Prishtinën.

    Me mbështetje financiare prej 1.5 miliardë eurosh, projektet e propozuara do të transformojnë qytetin në çdo drejtim, ka shkruar ajo në Facebook.

    Pikat kyçe të planit përfshijnë:

    Unaza e Jashtme: Zhbllokim dhe lehtësim i qarkullimit në kryeqytet.

    Investime në arsim: 200 milionë euro për shkolla moderne dhe mësim gjithëditor për fëmijët.

    Sporti: 120 milionë euro për ndërtimin e Qendrës Kombëtare të Sportit.

    Kultura: 100 milionë euro për institucione të reja si Teatri Kombëtar dhe Muzeu i Artit Bashkëkohor.

    Shëndetësia: 500 milionë euro për ndërtimin e Spitalit të Ri të Kosovës.

    Ngrohje efikase dhe e lirë për qytetarët.

    Rafuna ka thënë se ky është një plan konkret që do të bëhet realitet në qeverisjen e ardhshme të udhëhequr nga Kryeministri Lumir Abdixhiku dhe Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

    Kryeqyteti dhe zhvillimi i tij do të jenë prioriteti i saj si deputete.

    Ky do të jetë vit i fitoreve për Prishtinën dhe LDK-në! #LumirAbdixhiku1 #jeta45


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Zgjedhjet 2025
    14 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark