Rafuna: Vendimi për tregun e lirë energjetik po detyron biznese të mbyllen - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rafuna: Vendimi për tregun e lirë energjetik po detyron biznese të mbyllen

    Insajderi
    31 July 2025 - 23:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka thënë se kanë informata se deri më tani janë një kompani është mbyllur si pasojë e vendimit të ZRrE-së për daljen e bizneseve në treg të lirë energjetik.

    Rafuna dhe se dy kompani të tjera i janë nënshtruar riorganizimit, ndërsa kanë njoftime edhe për kompani të tjera se nuk do t’i nënshkruajnë kontratat fare sepse do të shkojnë gradualisht duke e hequr prodhimin pasi s’mund ta përballojnë koston.

    “Këto janë pasojat që gjatë tërë kohës që do të vijnë dhe po ndodhin dhe po i shohim efektet e para siç e thamë edhe prej të dhënave zyrtare që vetë Agjencia e Statistikave i jep”.

    “Asnjë biznes i vetëm nuk është kundër daljes në tregun e lirë, të gjitha janë për tregun e lirë sepse tregu i lirë në vetvete është shumë i mirë”, tha Rafuna në Rubikon në Klan Kosova.

    Tutje, ai u shpreh se Zyra e Rregullatorit të Energjisë është dashur ta rregullojë tregun dhe biznesi, sipas tij, me vullnetin e vet duhet të del në tregun e lirë energjetik.

    “Bizneset e kërkojnë tregun e lirë dhe e kërkojnë tranzicionin pasi gjatë kësaj faze duhet të jetë një paketë mbështetëse nga ana e qeverisë që t’iu ndihmojë që të investojnë në panele solare, bateri apo diçka tjetër”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark