Kandidatja Virgginia Raggi, e cila vjen nga Lëvizja Pesë Yjet, është duke u parë si favorite përkrah konkurrentit të saj Roberto Giachetti nga Partia Demokratike, shkruan BBC.
Nëse ajo arrin të fitojë në balotazh atëherë kjo do të ishte një goditje për kryeministrin italian, Matteo Renzi.
Raggi është një avokate 37 vjeçare, e cila në rrethin e parë, që u votua mori fitoi 35 për qind të votave, kundrejt Giacheettit që kishte vetëm 24 për qind.
Analistët thonë se nëse Lëvizja Pesë Yjet arrin që të fitoj në Romë, atëherë ka gjasa që ti fitoj edhe zgjedhjet parlamentare në vitin 2018.