×
  • Lajme
  • Lajme

    Ragmi Mustafi thotë se u dënua nga Serbia për ngritjen e flamurit kombëtar shqiptar

    Insajderi
    19 September 2024 - 21:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi tha se është dënuar nga Serbia pasi ka ngritur flamurin kombëtar shqiptar.

    “Sot, për herë të pestë, pas më shumë se dy vitesh nga përfundimi i mandatit si Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, u dënova për ngritjen e flamurit kombëtar shqiptar”, tha ai.

    Mustafi ka shkruar se kjo është përndjekje nga Serbia ndaj simbolit kombëtar shqiptar.

    “Ky është një absurd dhe përndjekje e hapur ndaj simbolit tonë kombëtar, që nuk është gjë tjetër veçse përpjekje për përndjekje politike, me qëllim frikësimin dhe censurimin e atyre që shprehin hapur identitetin e tyre kombëtar. Ky akt është presion kundër të ndryshmes dhe intolerancës ndaj të tjerëve, një qasje diskriminuese ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, tha ai.

    “Nuk është vetëm tek flamuri, por liria jonë e shprehjes, e drejta për të ekzistuar dhe për t’u identifikuar si shqiptarë. Fakti që një veprim simbolik si ky, trajtohet ende me ndjekje kundërvajtjeje tregon se sa larg ka shkuar kjo fushatë ndaj të drejtave tona. Kjo ‘baltosje’ e vazhdueshme, është si përpjekje për të dobësuar kauzën tonë për identitet dhe dinjitet. Lufta jonë për të drejtat tona vazhdon, pa marrë parasysh pengesat apo presionet që na bëhen”, shkroi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark