Rahovec: Gruaja përdor medikament dhe detergjent pas mosmarrëveshjes me burrin, dërgohet në emergjencë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rahovec: Gruaja përdor medikament dhe detergjent pas mosmarrëveshjes me burrin, dërgohet në emergjencë

    Insajderi
    13 January 2025 - 08:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një burrë është arrestuar si i dyshuar për dhunë në familje mëngjesin e së dielës në Rahovec.

    Siç njofton Policia e kosovës në raportin ditor të së hënës, gruaja është sjellë në emergjencë pasi ka përdorur medikamente dhe detergjente të ndryshme.

    Rahovec 12.01.2025-09:00.Është raportuar se viktima femër kosovare është sjellë në emergjencë pasi që, dyshohej se e njëjta pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj të dyshuarin mashkull kosovar dyshohet se ka përdorur medikamente dhe detergjente të ndryshme. Viktima është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjeksor”, thuhet në njoftim.

    I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, njofton tutje policia. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark