Rahovec: Policia zbardh detaje të reja për vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri nga rrufeja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Rahovec: Policia zbardh detaje të reja për vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri nga rrufeja

    Insajderi
    07 June 2022 - 10:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person ka humbur jetën pasi që e kishte goditur rrufeja derisa ishte duke punuar në fshatin Zatriq të Rahovecit, shkruan Gazeta Infokus.

    Policia ka njoftuar viktima është dërguar në spitalin e Prizrenit ku mjeku ka konstatuar vdekjen e tij.

    Ndërkaq, personi tjetër ka pësuar lëndime dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim.

    “Njësitë relevante të policisë së bashku me ambulancë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku njëri prej viktimave në gjendje të rëndë është dërguar në spitalin rajonal Prizren ku nga mjeku është konstatuar se ai kishte ndërruar jetë, kurse viktima tjetër i lënduar është dërguar në QKUK por sipas mjekëve gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë”, njofton policia.

    Sipas policisë të dy të goditurit nga rrufeja ishin shtetas të huaj.

    Ndërkaq, lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori me vendim të së cilit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark