Agjencia për Informim dhe Privatësi, në sajtin e saj ka publikur një listë të vendeve që janë të sigurta për mbrojtjen e të dhënave persona. Por në këtë listë që është publikuar në shtator të vitit të kaluar nuk figuron Ukraina, shkruan Gazeta Insajderi.
Pavarësisht kësaj, vet Agjencia për Informim dhe Privatësi i ka lejuar Bankës Raiffeisen që të dhënat e klientëve Kosovarë t`i dërgoj në një kompani me bazë në Kijev.
Raiffeisen Banke ka marrë dritën jeshile për t`i dërguar këto të dhëna në Ukrainë në fund të vitit të kaluar.
Agjencia në arsyetimin e vendimit shkruan se kompania bankare ka prezantuar një certifikatë, të quajtur “PCI DSS”, që sipas saj dëshmon se “Infocus” L.L.C. është e licencuar sipas standardeve evropiane për ofrimin e sigurisë së të dhënave.
“Raiffeisen Bank Kosovo, me rastin e aplikimit për lejimin e transferimit, ka ofruar draftmarrëveshjen e përpunimit të të dhënave me kompaninë ‘Infocus’ LLC, ku palët dakordohen të ndërmarrin mbrojtje adekuate në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale”, thuhet në vendimin e Agjencisë për Privatësi.
Kjo është lista e plotë e vendeve që sipas Agjencisë ka siguri në mbrojtejen e të dhënave personale.