Mariano Rajoy ka bërë betimin si kryeministër i Spanjës. Partia Popullore e Rajoyt është kthyer në pushtet pas dy palë zgjedhjeve jovendimtare, të cilat e kanë lënë Spanjën në bllokadë politike për plot dhjetë muaj.
Bllokimi mori fund pasi Rajoy fitoi votën e besimit në parlament, në fundjavë. Mbreti Felipe VI kryesoi ceremoninë e betimit të Rajoyt në pallatin mbretëror, shkruan rel.
Rajoy do të kryesojë një qeveri të pakicës, e cila mund ta ketë vështirë të kalojë ligje në parlament. Ai pritet të emërojë kabinetin e tij të enjten.