Raketat godasin stacionin e trenit, raportohet për 30 të vdekur – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Raketat godasin stacionin e trenit, raportohet për 30 të vdekur

    Insajderi
    08 April 2022 - 12:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy raketa kanë goditur stacionin e trenit në qytetin ukrainas Kramatorsk, sipas kreut të sistemit hekurudhor kombëtar të Ukrainës, Oleksandr Kamyshin.

    Sipas informacioneve paraprake, 30 njerëz kanë humbur jetën dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur.

    Kramatorsk ishte një nga stacionet në lindje të vendit që ende funksiononte. Mijëra njerëz kanë qenë në pritje për t’u evakuuar në kohën kur raketat goditën stacionin. Oraret e evakuuimit po publikoheshin nga autoritetet lokale, ç’ka do të thotë se autorët e sulmit e dinin se aty në atë moment do të kishte një numër të lartë ukrainasish.

    Qyteti lindor i Kramatorsk ishte një nga vendet e para që u vu në shënjestër nga ushtria ruse kur pushtimi i Ukrainës filloi më 24 shkurt.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark