Kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, ka thënë se Qeveria me çështjen e murit në veri dëshiron ta largojë vëmendjen nga problemet e veta.
“Me vendimet e pakuptueshme e gjithashtu edhe zgjidhjeve për murin mbajtës afër urës së Ibrit, Prishtina dëshiron që të largojë vëmendjen nga problemet e veta: se qeveria nuk është stabile, se në Kosovë shkalla e papunësisë është rreth 60 për qind, si dhe se po afrohen zgjedhjet e jashtëzakonshme. Muri po shfrytëzohet edhe për nevojat e politikës ditore të politikanëve shqiptarë të cilët dëshirojnë të largojnë vëmendjen nga obligimet e papërmbushura rreth Asocioacionit të komunave serbe”, ka thënë Rakiq.
Me këto fjalë, Goran Rakiq “shpjegon” tensionet në qytetin buzë Ibrit.
Edhe pse afati për hapjen e urës është 20 janari, Rakiq tregon se punët në ndërtimin e rrethrrotullimit dhe në rrugën ‘Kral Petar’ janë ndalur, pasi që, siç ka thënë ai, Ministria kosovare për Planifikim Hapësinor së pari mori vendim për rrëzimin e murit, e kur filloi shkurtimi i tij mori vendim për ndalimin e të gjitha punëve rreth murit, shkruan Gazeta Metro.
Megjithatë Rakiq është i vendosur se ura kryesore nuk do të hapet para kryerjes së zonës për kalimtarë në rrugën Kral Petar dhe derisa nuk krijohen supozimet e sigurisë që të lëshohet për trafik.
“Nëse Prishtina fillon me veprimet e njëanshme, atëherë edhe kuvendi lokal merr vendimet e njëanshme, dhe kjo është largimi i rrethrrotullimit pranë urës”, ka shtuar Rakiq.