Kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, ka thënë se nëse Prishtina dhe Brukseli së shpejti nuk zbatojnë atë që është paraparë dhe rënë dakord me marrëveshjen e Brukselit për formimin e Asociacionit të komunave serbe, atëherë përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova, vetë do ta formojnë AKS-në.
Ai në një deklaratë për gazetën serbe “Tanjug” tha se kryetarët e komunave me shumicë serbe në Kosovë në lidhje me këtë çështje e kanë informuar edhe kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq në takimin e djeshëm në Beograd, transmeton Klan Kosova.
Raportohet se nga Vuçiq në këtë takim është kërkuar mbështetje për realizimin e këtyre qëllimeve, veçanërisht për formimin e Asociacionit.