Kryeministri, Edi Rama, ka zbuluar ditën e sotme se të shtunën dhe të dielën do të mbërrijnë në vendin tonë 90 mijë e 800 vaksina Astra Zeneca.
Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i qeverisë shprehet se, “Shqipëria do të vijojë që të qëndrojë në vendet e para të klasifikimit eurpian për shpejtësinë e vaksinimit”.
Postimi i plotë i Ramës:
TË SHTUNËN DHE TË DIELËN MBËRRIJNË 90 MIJË E 800 VAKSINA ASTRAZENECA
Shqipëria do të vijojë të qëndrojë në vendet e para të klasifikimit europian për shpejtësinë e vaksinimit dhe ne do ta tejkalojmë objektivin e 500 mijë të vaksinuarve brenda majit?
Kur ia dolëm me tërmetin e me pandeminë, si të mos ia dalim me rritjen e fuqishme ekonomike në vitet me diell që kemi përpara! Karakteri ynë u sprovua në dy tragjedi të mëdha dhe fuqia jonë e përbashkët do të vazhdojë të bëjë të mundura edhe arritjet më të vështira?
#Besim #Durim #Bashkim dhe #PunëDitëNatë