Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot në mbrëmje ka ateruar në Beograd, i cili është pritur nga ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.
Edi Rama ka shkuar në Serbi për të marr pjesë në Forumin e Sigurisë , i cili do të mbahet në Beograd, në të cilin do të diskutohet për të ardhmen e marrëdhënieve shqiptaro-serbe dhe stabilitetin e Evropës Juglindore, ku i pranishëm në këtë forum do të jetë edhe Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, raporton B92.
Në këtë forum do të jenë të pranishëm rreth 700 pjesëmarrës me mbi 100 folës nga qeveri të ndryshme, organizata ndërkombëtare dhe grupe të shoqërisë civile. /Insajderi.com