Rama bën presion për njohjen e Kosovës nga vendet anëtare të NATO-s - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama bën presion për njohjen e Kosovës nga vendet anëtare të NATO-s

    Insajderi
    09 July 2016 - 19:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në ditën e dytë të Samitit të NATO-s i cili po mbahet në Varshavë është diskutuar çështja mbi ecurinë e misioneve të Aleancës dhe projektimin e stabilitetit në krahun jugor dhe atë lindor.

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama duke kerkuar vëmendje më të madhe të Aleancës së NATO-s ndaj vendeve të Ballkanit, ka kërkuar gjithashtu edhe njohjen e plotë të Kosovës nga vendet anëtare të saj.

    Rama ka thënë se njohja e Kosovës është një domosdoshmëri që rrit stabilitetin dhe sigurinë në rajon.

    Në fjalën e tij Rama ka thënë se Shqipëria ka kontribute të vlerësuara edhe në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.

    “Si pjesë e koalicionit global kundër ISIS, Shqipëria ka planifikuar dërgimin e trajnuesve ushtarakë në Irak”, ka thënë Rama. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark