Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka thënë se Komuna e Prishtinës nuk e ka ndarë lokacionin për ndërtimin e palestrës multisportive.
Pas kësaj, ka reaguar kreu i Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka thënë se faji për këtë nuk duhet lënë komunës për Vetëvendosjes.
Sipas Ramës, asamblistët e VV-së katër herë kanë refuzuar lokacionin dhe planin për palestër.
Gjithashtu Rama reagimin e Çekut e ka quajtur propagandë, duke thënë se mungesa e bashkëpunimit politik po dëmtojnë Prishtinën dhe qytetarët e saj.