Rama deklarohet pas ndërprerjes së punimeve: Qeveria në ikje i bënë presion policisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama deklarohet pas ndërprerjes së punimeve: Qeveria në ikje i bënë presion policisë

    Insajderi
    29 April 2025 - 17:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Komunës së Prishtinës është deklaruar pas ndërprerjes së punimeve nga Inspektorati i Trashëgimisë me asistim të Policisë së Kosovës në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë.

    Çka deklaroi Rama:

    Të dashur qytetarë të kryeqytetit, ja çfarë po ndodh në qendër të Kryeqytetit, në sheshin “Xhorxh Bush”, me presion nga ministri i Punëve të Brendshme, me presion nga ministri i Kulturës, i detyrjonë dhe i shfrytëzojnë policinë që të na i ndërprejnë punimet.

    Punimet të cilat thonë se gjysa knej qenka e mbrojtur dhe gjysma knej s’qenka e mbrojtur dhe ne mundemi me vazhdu vetëm në këtë anë, jo në atë anë. Se ky asfallt është i mbrojtur. E shfrytëzon kjo qeveri në ikje të gjitha instancat në mënyrë joligjore, sepse nuk kanë asnjë dokument ligjor për ta ndërprerë këtë punë dhe ja që e ndërprejnë.

    Ne do të vazhdojmë me punë dhe normal që do të tregojmë edhe kallëzime penale për të gjithë ata që na pengojnë zhvillimin e kryeqytetit. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark