Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto me dy djemtë që kanë neutralizuar 35-vjeçarin i cili hyri me automjet në sheshin ‘Skënderbej’.
Burimet bëjnë me dije se një nga punonjësit e bashkisë Tiranë ka marrë dy djemtë që neutralizuan Arben Memën dhe i ka cuar në selinë e Partisë Socialiste për tu takuar me kryeministrin Rama.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi pak më parë në sheshin Skënderbej ku agresori i identifikuar si Arben Mema ka hyrë me makinë duke rrezikuar jetën e dhjetëra qytetarëve dhe fëmijëve që ndodheshin aty.
Burimet zyrtare bën me dije 35-vjeçari ndodhej nën efektin e drogërave dhe brenda automjetit të tij është gjetur një sasi lënde narkotike.
Fatmirësisht nga incidenti nuk mbeti asnjë i lënduar dhe 35-vjeçari u neutralizua në kohë.