Rama dhe Abdixhiku me të rinjtë e kryeqytetit: Bashkë për Prishtinën e ëndrrave! - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama dhe Abdixhiku me të rinjtë e kryeqytetit: Bashkë për Prishtinën e ëndrrave!

    Insajderi
    12 October 2021 - 13:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, i shoqëruar nga Lumir Abdixhiku, kanë vazhduar takimet me të rinjtë e kryeqytetit.

    Rama dhe Abdixhiku para tyre kanë shpalosur platformën për të rinjtë, ku parashihet më shumë mundësi në sport, kulturë, muzikë, të kenë më shumë bursa e kushte të tjera.

    “Bashkë për fitoren e madhe – Bashkë për Prishtinën e ëndrrave”, shkruan Rama.

    Shkrimi i plotë nga Përparim Rama:

    Bashkë për fitoren e madhe!

    Qytetari i Prishtinës ka vendosur se kujt do t’ia besojë qytetin e tij, qytetari i Prishtinës është më se i gatshëm për ndryshimin e qytetit të tij.

    Së bashku me Lumir Abdixhiku patëm një takim me të rinjtë nga qyteti jonë. Ne diskutuam me ta për problemet me të cilat përballen rinia jonë dhe për kushtet që duhet t’i krijojmë për ta.

    Në plan programin tonë parashihet që rinia jonë të kenë më shumë mundësi në sport, kulturë, muzikë, të kenë më shumë bursa e kushte të tjera.

    Bashkë për Prishtinën e ëndrrave!

    PRISHTINA PËR TË GJITHË!
    🌳☘️🚶🚴‍♂️🛼⚽🎾🏀🏃♥️

    PR4PR

    PerparimRama

    DashniPerPrishtinen

    LDK160


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark