Rama dhe Escobar flasin për dialogun Kosovë-Serbi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama dhe Escobar flasin për dialogun Kosovë-Serbi

    Insajderi
    09 December 2021 - 20:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pritur në takim zëvendësndihmës sekretarin e Shtetit dhe të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ku kanë diskutuar për partneritetin në mes Shqipërisë e SHBA, rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në rajon, dialogun në mes Kosovës e Serbisë.

    Rama ka shkruar në Facebook, se në këtë takim kanë diskutuar edhe për Ballkanin e Hapur, për të cilën ka thënë se është një nisëm transformuese për ardhmërinë e rajonit dhe të cilën administrata e Presidentit Joe Biden e mbështet fuqimisht.

    “Kryeministria – Kënaqësi të mikprisja Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit dhe të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një takim shumë miqësor, ku folëm për partneritetin e shkëlqyer mes Shqipërisë e SHBA, rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në rajon, dialogun e domosdoshëm mes Kosovës e Serbisë dhe Ballkanin e Hapur, si një nisëm transformuese për ardhmërinë e rajonit, të cilën administrata e Presidentit Joe Biden e mbështet fuqimisht”, ka shkruar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark