Rama dhe Macron flasin për përfshirjen e Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama dhe Macron flasin për përfshirjen e Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë

    Insajderi
    17 May 2025 - 10:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti francez Emmanuel Macron është pritur mëngjesin e kësaj të shtune në kryeministri nga Edi Rama, në kuadër të vizitës së tij zyrtare

    Rama, përgjatë konferencës me presidentin francez, Emmanuel Macron tha se bashkë folën rreth ndërtimit të hekurudhës Durrës-Prishtinë.

    Rama thotë se nga Macroni kërkoi shqyrtimin e mundësisë së përfshirjes së Francës në ndërtimin e kësaj hekurudhe.

    “Kemi folur me presidentin për mundësinë e përfshirjes së Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë, dhe do të shikojmë më tutje në komunikime të drejtpërdrejta se si mund të realizohet përfshirja e Francës”, tha Rama.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark