Rama e bën sërish, ulet në gjunjë para Melonit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama e bën sërish, ulet në gjunjë para Melonit

    Insajderi
    10 July 2025 - 15:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave italiane dhe shqiptare me gjestin e tij simbolik ndaj homologes italiane Giorgia Meloni, gjatë Konferencës për rindërtimin e Ukrainës, që u mbajt në Romë.

    Në pamjet e shpërndara në rrjet, shihet momenti kur Rama përshëndet Melonin duke u ulur në gjunjë, një gjest që ai e ka bërë edhe më parë.

    Pas këtij momenti, duket se ka pasur një “debat” të shkurtër mes Ramës dhe Melonit, ndërsa ata po pozicionoheshin për foton zyrtare.

    Në video shihet gjithashtu se Rama ngatërroi drejtimin se nga duhej të shkonte, derisa Meloni e orientoi. A2cnn


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark