×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Rama: E kemi bërë të qartë, duam të ‘martohemi’ me BE-në dhe t’i harrojmë ‘divorcet’ e së kaluarës

    Insajderi
    17 December 2024 - 11:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në fjalën e tij nga Brukseli ku u pyet lidhur me grup kapitullin më të vështirë të Shqipërisë për negociatat me BE, theksoi se integrimi në BE është një proces i gjatë dhe i vështirë, ku çdo hap kërkon një konsultim të hollësishëm dhe një dialog të vazhdueshëm.

    Ai theksoi se Shqipëria ka bërë përparim dhe se hapja e grupeve të kapitujve është një shenjë e rëndësishme e këtij progresi.

    “Kam mësuar së nuk ka ndonjë paragraf apo kapitull të lehtë më BE, çdo gjë do kaloj ne një konsultim të hollësishëm dhe nëpërmjet dialogut të përbashkët “, u shpreh Rama.

    Kryeministri nënvizoi se ky proces është i vështirë, por theksoi se Shqipëria ka qenë gjithmonë në harmoni me politikat e BE-së dhe se shqiptarët janë mbështetës të këtyre politikave.

    “Shqiptarët vetë janë mbështetës për këto lloj politika dhe e kemi bërë të qartë si komb që duam të martohemi me BE dhe të harrojmë divorcet e së kaluarës”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark