Rama e ngacmon pak Liburn Aliun: Tash do të kesh tre gra... - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Rama e ngacmon pak Liburn Aliun: Tash do të kesh tre gra…

    Insajderi
    20 June 2022 - 12:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Kosovës e ka lavdëruar, ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliun.

    Herë-herë edhe e ngacmonte. Rama u shpreh se secili ministër në Shqipëri do të bashkëpunojë me Aliun.

    Ai theksoi se ka bashkëpunim të mirë me ministret shqiptare.

    “Ka një kështu entuziazëm të madh për bashkëpunimin me Liburnin, nuk e di a është rezultat i ministreve me të cilat Liburni ka gjetë mënyrë se si të maksimizojë rezultatin apo është ndonjë gjë tjetër, por besoj Liburn në drekën e punës ti do ta ndash këtë përvoje edhe me të tjerët sepse ka shumë frustrim nga të gjithë tjetër se pse se kemi edhe ne Liburnin për bashkëpunim”, tha Rama shkruan Insajderi.

    Derisa po fliste për një projekt për turizmin Rama i tha Liburn Aliut se do të bashkëpunojë me tre gra, por që ai do të jetë kordinatori.

    “Dhe ajo çka unë do të sugjeroja përtej shakasë që është gjysma e të vërtetës këtë rast do ishte mirë që në mbledhjen e ardhshme siç do të bëhet sot prezantimi i portit dhe hekurudhave të prezantohet një master, plan i integruar për rrugët ndër kufitare. Për temën e Mjedisit e Turzimit në atë zonë gjë që do të donte edhe përfshirjen e ministrave përkatës të Bujqësisë, kështu që Liburn tash do të kesh tre gra me të cilat do të bashkëpunosh dhe një koleg nga qeveria e Kosovës kështu që do të bëheni 5, por ti do të jesh koordinatori që të kemi sukës në këtë punë“, tha kryeministri Rama.

    /GazetaInsajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark