Rama e qorton pak ministren e tij: Mos nxito, Albini kështu ka vendos - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Rama e qorton pak ministren e tij: Mos nxito, Albini kështu ka vendos

    Insajderi
    20 June 2022 - 12:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Kosovës në një moment i ka tërhequr vërejtjen ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukut, shkruan Insajderi.

    Kjo pasi kjo e fundit deshi të marrë fjalën para ministres së Kosovës, Artane Rizvanolli, e që në protokoll nuk parashihej ashtu.

    “Kur flas unë jo, nuk do ja marrësh se i takon e kemi ndryshu Albini jau jep të parëve atyne që kanë ardhë nga Shqipëria e ne atyne që kemi gjetur në Prishtinë. Kështu që mos u nxito t’ja marrësh koleges sepse tregon që e kemi thënë gjithmonë, sa më shumë gra aq më mirë për vendin por aq më keq për gratë”, tha Rama duke ia dhënë fjalën Rizvanollit fillimisht.

    Ministrja Balluku e kaloi me një të qeshur gjithë kritikën e shefit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark