Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas aksidentit tragjik të autobusit me mërgimtarë kosovarë në Kroaci ku vdiqën 10 persona.
Ai ka thënë se është fatkeqësi pikëlluese lajmi për humben e jetëve të vëllëzërve e motrave nga Kosova. Rama lutet për të plagosurit që t’ia dalin dhe shpreh ngushëllime për familjet e viktimave.
“Çfarë fatkeqësie pikëlluese lajmi nga Kroacia për humbje jetësh të vëllezërve e motrave nga Kosova. Lutem që të plagosurit rëndë t’ia dalin dhe ngushëlime vëllazërore familjeve të viktimave”, ka shkruar Rama.