×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama: Helena më çoi fjalë se donte veç fjalën time në këtë funeral të Kadaresë

    Insajderi
    03 July 2024 - 13:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri shqiptar, Edi Rama, tregoi në ceremoninë shtetërore të lamtumirës për shkrimtarin e madh, Ismail Kadare, se bashkëshortja e tij, Helena Kadare, gjithashtu shkrimtare, i kërkoi që veç ai të mbante fjalim përpara se më i dashuri i saj të përcillej për në varrezat e Tufinës në Tiranë.

    Rama tha se kështu, Helena i qëndroi besnike bashkëshortit të saj.

    “Kur edhe Helena më çoi fjalë se donte veç fjalën time në këtë funeral, duke i qëndruar besnike, si në të gjitha herët, Isit të saj, i cili kishte një alergji të rëndë nga tubimet, nderimet, e sidomos fjalimet, zgjodhi, besoj, të keqen më të vogël”, tha ndër tjerash kryeministri i Shqipërisë.

    Paraprakisht, në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit u mbajtën homazhe publike në nderim të Kadaresë.

    Ismail Kadare vdiq të hënën në mëngjes, pas një sulmi në zemër. Kosova dhe Shqipëria mbajnë zi për humbjen e shkrimtarit më të madh ndonjëherë.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark