Rama hesht ndaj provokimeve të Vuçiqit për Kosovën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama hesht ndaj provokimeve të Vuçiqit për Kosovën

    Insajderi
    15 January 2017 - 15:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Asnjë reagim nuk ka ardhur prej Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ndaj veprimeve të homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq, i cili nisi dje trenin në drejtim të Kosovës.

    Vuçiq dha urdhër për ndalimin e trenit serb që po i drejtohej Mitrovicës Veriore. Pas këtij vendimi, kryeministri serb doli në konferencë për shtyp, ku tha se “Kosova po bën lojëra lufte”.

    Ai po ashtu tha se “nëse shqiptarët i vrasin serbët, Serbia do të reagojë”.

    Për këto provokime të Vuçiqiti dhe shtetit serb, po vazhdon të hesht Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë.

    Edi Rama është prej politikanëve shqiptarë që komenton pothuajse secilën ngjarje politike vendore e rajonale. Madje, profilin e tij në Facebook e përdorë edhe për të komentuar qëndrimin e ndjekësve të tij. Por, për provokimet e Vucicit në drejtim të Kosovës, ka heshtur dhe s’e ka thënë asnjë fjalë as në këto rrjete sociale.

    Sidoqoftë, herën e fundit kur ishte për vizitë në Serbi, Edi Rama kishte deklaruar se Serbia për disa tema po sillet më shumë në mënyrë europiane se sa vet shtetet europiane.

    “Serbia, që nuk është shtet anëtar, është sjellë në mënyrë më europiane se vendet anëtare” ka thënë Rama në Beograd.

    Vucic kishte vendosur të niste trenin për Kosovë duke nxitur reagimin e institucioneve të Shtetit të Kosovës, të cilët nuk lejuan futjen e tij në Mitrovicë. Për të mos lejuar hyrjen e trenti atje kishin dalë edhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës.

    Rama, më herët kishte folur edhe për pajtimin shqiptaro serb, duke krahasuar Serbinë me vendet e BE’së.

    “Shqiptarët dhe serbët e këtij shekulli të ri mund të bëjnë përmes njëri-tjetrit për veten e tyre dhe për Ballkanin, atë që francezët dhe gjermanët bënë për veten e tyre dhe për Europën”, kishte thënë Edi Rama. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark