Rama i kryeqytetit ‘denoncon’ Qeverinë: Është hera e parë që po bllokohen të hyrat vetanake të komunave – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Rama i kryeqytetit ‘denoncon’ Qeverinë: Është hera e parë që po bllokohen të hyrat vetanake të komunave

    Insajderi
    06 April 2023 - 11:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka denoncuar Qeverinë duke thënë se e njëjta po bllokon bartjen e të hyrave vetanake të komunave nga vitet paraprake.

    “Është hera e parë që një qeveri tenton në mënyrë kundërkushtetuese të tjetërsojë të hyrat vetanake të komunave”.

    Ai ka thënë se për këtë çështje i ka shkruar Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit dhe Ministrit të Financave.

    “Janë 28.8 milion Euro të parapara për 172 projekte kapitale të Kryeqytetit për këtë vit të cilat Qeveria po ua bllokon qytetarëve të Prishtinës. Rrugë, shkolla, çerdhe, biblioteka, ujësjellës, parqe e të tjera do të mbesin pa u ndërtuar si pasojë e kësaj bllokade”, tha Rama, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Prandaj, kërkoj nga Ministri i Financave që të mos bllokojë dhe urgjentisht të bëjë bartjen e të hyrave vetanake të Prishtinës dhe të komunave, në pajtim me Kushtetutën dhe legjislacionin përkatës për vetëqeverisje lokale”.

    “Nëse këto mjete nuk barten menjëherë, do të konsiderojmë se ky është një veprim i qëllimshëm i Qeverisë për të bllokuar zhvillimin e Kryeqytetit. Prandaj, si palë e autorizuar, ne do të detyrohemi t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve të Prishtinës”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark