Rama i kundërpërgjigjet Pecit pasi e akuzoi se qëllimshëm po e bllokon ndërtimin e objektit të ministrisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama i kundërpërgjigjet Pecit pasi e akuzoi se qëllimshëm po e bllokon ndërtimin e objektit të ministrisë

    Insajderi
    22 April 2024 - 14:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, iu ka kundërpërgjigjur akuzave të ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, se qëllimshëm ka bllokuar procedurat për ndërtimin e objektit të ministrisë që ai drejton.

    Gjatë ditës së sotme, Peci ka thënë se qytetarët duhet ta dinë se kreu i Prishtinës ka bllokuar çdo procedurë për ndërtimin e objektit të kësaj ministrie.

    Rama tha se në këtë proces mungojnë matjet gjeodezike për t’u pajisur me leje ndërtimi.

    “Ne faktikisht po them në procesin e transformimit të Kryeqytetit jemi duke kërkuar po ashtu edhe një seriozitet më të madh në aspektit profesional. Pra neve na duhet i gjithë dokumentacioni më pas parasysh më sa e kuptova unë prej Drejtorisë së Urbanizmit mungojnë matjet gjeodezike të cilat janë më së të nevojshme në procesin për me e marrë edhe lejen”, u shpreh Rama.

    “… pra nuk ka këtu asnjë aspekt politik apo negativ apo çka do qoftë, mirëpo është aspekt profesional prandaj i lutem edhe ministrit që të ketë një qasje më profesionale në këtë aspekt me ekipin e tij dhe normal nuk do ketë asnjë problem”, deklaroi Rama.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark