
Sa herë që Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë sot ka folur për Hashim Thaçin tërë kohës i është referuar me termin president.
Për këtë është pyetur nga njëri prej gazetarëve se përse e bën këtë dhe përse asnjëherë nuk e përmendi presidenten aktuale të Kosovës, Vjosa Osmani.
Rama u shpreh se i uron lumturi e shëndet presidentes dhe që kur i referohet Thaçit me presidentin nuk e bën ta nënçmojë Osmanin.
“Së pari mendoj që duhet ta hedhim ne të gjithë së bashku këtë hap drejt shoqërive terminologjive ish-president apo ish-kryeministri, nuk e përdori nëse e shikoni si ju drejtohem presidentëve apo kryeministra në Angli në Francë në Itali do të shikoni se i drejtohen me presidenti Bush, Obama… kështu që kur unë them presidenti Thaçi kjo nuk nënkupton këtë rast që unë nuk e di kush është në këtë rast presidentja e Kosovës”, tha ai në konferencën e përbashkët me Kurtin, përcjell Insajderi.
“Unë i urojë lumturi dhe shëndet dhe nuk kam asnjë arsye që kur i adresohem Hashimit, të nënkuptojë se po nënçmojë apo anashkalojë presidenten aktuale të Kosovës”, deklaroi Rama.
Lexo edhe: