×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama injoron Metën para ushtarëve amerikanë

    Insajderi
    04 May 2021 - 10:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Portin e Durrësit ka nisur stërvitja e madhe ushtarake, me dislokimin që ndodh për herë të parë që prej Luftës së Dytë Botërore, “Defender Europe 2021”.

    Edhe pse të pranishëm në të njëjtën ceremoni, kryeministri Edi Rama doli nga protokolli, duke mos përmendur presidentin Ilir Meta.

    “Është një lumturi e veçantë që t’u kemi mes nesh. Është kënaqësi e veçantë të kemi kaq shumë yje të mbledhura në këtë vend të vogël. Kjo stërvitje është shumë më tepër. Kjo stërvitje është edhe një tjetër pikë e rëndsësishme në ngjitjen e mëtejshme të marrëdhënieve tona në pikën më të lartë. Gjenerata jonë u rrit me idenë se ju nuk duheshit lënë kurrë të shkelnit në këtë vend. Ne të gjithë u brumosëm me propagandën e regjimit të shkuar me bindjen se ju jeni e keqja më e madhe. Për gjeneratën tonë është një mrekulli e madhe që e kemi ndarë jetën mes dy botëve. Shqipëria është një vend që kush vjen dëshiron të kthehet përsëri. Kam dëshirë që kjo të ndodhë edhe me ju. Është një moment historik për ne, na mbush me kreari dhe përgjegjësi”, tha Rama në fjalën e tij.

    Në këtë stërvitje do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë partnere të NATO-s, për sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe rajonet e Detit të Zi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark