Rama “inspektoi” marketin e lagjes, Berisha e krahason me diktatorin rumun: Ka imituar Çausheskun - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama “inspektoi” marketin e lagjes, Berisha e krahason me diktatorin rumun: Ka imituar Çausheskun

    Insajderi
    20 March 2022 - 14:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama këtë të dielë vizitoi një market lagjeje për të parë çmimet e produkteve bazike.

    I shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, Rama kaloi në çdo raft për të parë nga afër ndryshimet e çmimeve.

    Këtë “inspektim” të Ramës, ish-kryeministri e ka parë me një “tjetër sy”, duke e krahasuar kryeministrin me diktatorin rumun, Nikolae Çaushesku.

    Berisha ka publikuar një foto të Çausheskut, i cili shihet teksa është brenda ambienteve të një marketi dhe në foton tjetër kryeministrin Rama gjatë vizitës së tij ditën e sotme në market.

    “Rama imiton Çausheskun! Sb”, shkruan ish-kryeministri krah fotove.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark